Aksident i rëndë në Lushnje, dyshohet për dy viktima

Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, dyshohet për dy viktima

Një aksident i rëndë me 2 viktima ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje në fshatin Bubullimë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën Xhezmi Oshafi 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar. Makina me të cilën po udhëtonin ka rënë nga ura dhe është kthyer përmbys.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja dhe as identitetet e tyre.

"Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip "Toyota" ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar", thotë policia.

ME TE LEXUARAT