Aksident i rëndë në Librazhd–Elbasan, përmbyset automjeti, dy të plagosur në “Kthesën e Murrashit”

Aktualitet

Aksident i rëndë në Librazhd–Elbasan, përmbyset

Një aksident i rëndë rrugor u shënua mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në atë segment.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti i përfshirë në aksident dyshohet se po lëvizte me shpejtësi. Gjatë tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rënë mbi rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Automjeti është përplasur me mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur, duke rënë sërish në trasenë e rrugës.

Fatmirësisht, mjeti nuk ka përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin, çka do të kishte sjellë pasoja shumë më të rënda. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe autoambulanca, të cilat bënë të mundur normalizimin e qarkullimit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd -Prrenjas  duhet  të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet problematike te “Kthesat e Murrashit”. “kthesat e Dragostunjës dhe Krhesat e Pishkashit ” ku rrëshqitjet e dherave përbëjnë rrezik real për sigurinë rrugore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion