Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas personin me aftësi të kufizuara, shoferi largohet nga vendngjarja
Lajmifundit
/
30 Nëntor 2022, 19:02
Aktualitet

Një aksident automobilistik ka ndodhur në zonën e Tales në Lezhë ku si rezultat është plagosur një person.
Raportohet se i plagosuri dyshohet të jetë përplasur nga një automjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa raportohet se ai është shurdh-memec.
Sakaq, i plagosuri ndodhet në spitalin e Lezhës ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërsa policia po punon për zbulimin e rrethanave.




