Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, dyshohet për disa të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, dyshohet për disa

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, dyshohet për disa

Tre personat e lënduar janë shoqëruar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion