Aksident i rëndë në Himarë/ Makina përmbyset në rrugë, plag'osen tre persona

Aktualitet

Aksident i rëndë  në Himarë/ Makina përmbyset në
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Porto Palermos, në Himarë.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, rreth orës 05:00 është njoftuar shërbimi për një automjet që ishte përmbysur në rrugë. Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit.

Me mbërritjen në vend, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar.

Të tre janë transportuar me ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe gjendja shëndetësore e të dëmtuarve. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion