Aksident i rëndë në Fier, makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë
Lajmifundit
/
18 Korrik 2024, 18:50
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shën Pjeter të Fierit.
Një banor i këtij fshati , 73 vjeç , teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë, është goditur nga një automjet dhe si pasojë e përplasjes ka përfunduar në asfaltin e rrugës.
Pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe një ambulancë e cila e ka transportuar të plagosurin në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore dhe sipas burimeve të informacionit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


