Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin 65-vjeçar

Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur gjatë natës në bypass-in e Fierit. Policia njofton se një  31-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një 65-vjeçar, ende të paidentifikuar. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

“Rreth orës 03:00, në bypass_in e Fierit, automjeti tip "Volvo" me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar. U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale”, njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Mbrëmjen e së shtunës një tjetër aksident ndodhi në aksin rrugor Levan- Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur "24 orarëshi" në Poçem. Për pasojë u lënduan 7 persona mes të cilëve 4 fëmijë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion