Aksident i rëndë në Fier, makina përplas nënën me dy fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.
Makina ka përplasur një grua bashkë me dy fëmijët e saj dhe më pas është larguar. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit.
Makina mësohet se ka qene duke lëvizur në bulevard, ndërsa ka përplasur nënën dhe dy fëmijët, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Fierit.
Burime pranë këtij spitali kanë bërë me dije se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e stabilizuar.
Njoftimi i policise: Fier, Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:35, në lagjen "Apollonia", një automjet tip "Benz" ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.
Shtetasja E. B dhe fëmijët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.


