Aksident i rëndë në Fier, Benzi merr përpara motorrin

Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, Benzi merr përpara motorrin

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz, është regjistruar pak minuta më parë në aksi Fier – Seman, në vendin e quajtur Fermë Çlirim, ku raportohet se një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me një motor, të cilin e ka spostuar disa metra.

Mësohet se fatmirësisht nga ky aksident janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i motoçikletës ka shpëtuar mrekullisht, vetëm me disa dëmtime të vogla, ndërsa është dërguar në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse përplasja ka qenë tepër e fortë, si pasojë e shpejtësisë tepër të lartë të ‘Benzit’.

Ndërkohë, Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident, ndërsa ka shoqëruar në ambientet e komisariatit drejtuesin e automjetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion