Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mëmëlisht, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.

55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion