Aksident i gjashtëfishtë në qendër të Vlorës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aktualitet

Aksident i gjashtëfishtë në qendër të Vlorës,

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në qendër të Vlorës pak orë më parë, pranë Postës Qendrore. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Peugeot i ka prerë rrugën një mjeti tip Volkswagen, duke shkaktuar përplasjen fillestare.

Si pasojë e këtij incidenti, në aksident janë përfshirë edhe disa automjete të tjera që ndodheshin në lëvizje në atë moment, mes tyre edhe një mjet Hyundai i Prefekturës së Vlorës.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale të shkaktuara janë të konsiderueshme. Përplasja ka shkaktuar gjithashtu edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe normalizimin e trafikut. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion