Aksident i frikshëm në Gramsh/ Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen
Lajmifundit
/
28 Mars 2026, 15:31
Aktualitet

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pranë Gramshit, ku një automjet ka rënë në liqenin e Banjës.
Ndërhyrja e menjëhershme e ekipeve zjarrfikëse të Gramshit ka shpëtuar drejtuesin e mjetit, i cili përfundoi në liqen teksa ra nga ura.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore.


