Aksident fatal në Itali/ Shqiptari humb jetën pas aksidentit

Aktualitet

Aksident fatal në Itali/ Shqiptari humb jetën pas aksidentit

Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali.Sipas mediave vendase, policia e gjeti shqiptarin e identifikuar si Eduart Shaka jashtë makinës së tij, disa metra më tutje pas përplasjes kokë më kokë me një makinë që vinte nga ana e kundërt.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 44-vjeçari shqiptar, banues në Nervesa della Battaglia, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Drejtuesi i Golfit që u përplas me Fiat Punto-n e shqiptarit është nën hetim.

Bëhet fjalë për një 53-vjeçar nga Carbonera. Golfi i drejtuar nga 53-vjeçari, ndodhej në korsinë e kundërt për arsye ende të paqarta, dhe u përplas kokë më kokë me Fiat Punton e Shakës.

Ndërsa përplasja ishte fatale për shqiptarin, 53-vjeçari mori dëmtime të lehta dhe u transportua në spitalin e Trevisos.

I lindur në Durrës, Eduart Shaka, i cili jetonte me vajzën e tij, u transferua në Itali në vitin 2010.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion