Aksi provizor Librazhd-Prrenjas, qytetarët thumbojnë: Vepër madhështore, sot duhet të kishim kulaç e daulle!

Aktualitet

Aksi provizor Librazhd-Prrenjas, qytetarët thumbojnë: Vepër

Pas 11 ditësh, më në fund aksi Librazhd-Prrenjas është zhbllokuar. Sot në orën 12:00, u hap segmenti provizor duke mundësuar kalimin e automjeteve që nuk lëviznin prej ditësh.

Megjithatë, disa drejtues mjetesh nuk e kanë kursyer ironinë.

“Bravo u qoftë, kantier më të madh s’kishim parë, vepër madhështore. Hallall i kanë të gjitha ato që kanë marrë dhe inshalla marrin edhe ca të tjera.

Sot do ishte mirë të kishim kulaç, të kishim daulle, si ajo e Qafë Plloçës që më parë u ça rruga sesa daullja.

Këto 11 ditë kanë qenë bukuri fare, kemi bërë një shëtitje andej nga Spathari, nëpër ato gropat në fushën e romakëve, rruga që kanë bërë romakët ishte më e mirë se kjo që kanë bërë këta këtu”, tha një prej tyre./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion