'Ahmetaj shkon në burg nëse do Rama'/ Artan hoxha: Faturat duhet të hetohen të gjitha

Aktualitet

'Ahmetaj shkon në burg nëse do Rama'/ Artan hoxha: Faturat

'Arben Ahmetaj shkon në burg nëse Edi Rama e do brenda atë', kështu është përgjigjur gazetari Artan Hoxha në studion e 'Breaking' në Top News, ku u pyet në lidhje me faturat e paguara nga biznesmeni Klodian Zoto për ish-ministrin.

Artan Hoxha u shpreh se faturat që janë bërë publike duhet të hetohen të gjitha, Rama hiqet sikur nuk ka dijetni por unë nuk e besoj atë.

'Të hetohet përfshirja dhe firmat e Arben Ahmetajt tek inceneratorët, janë vjedhur taksat e shqiptarëve. Fajin duhet ta mbajë qeveria, Arben Ahmetaj shkon në burg nëse Edi Rama e do brenda atë.

Faturat që janë bërë publike duhet të hetohen të gjitha, Rama hiqet sikur nuk ka dijetni por unë nuk e besoj atë', u shpreh Artan Hoxha.

Kujtojmë se gazetari Adriatik Doçi, disa ditë më parë dorëzoi një denoncim në SPAK ndaj dy prokurorëve të çështjes Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi dhe ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Në provat e gjetura pas ekspertimit në kompjuterin e Klodian Zotos del në dritë marrëdhënia dhe njohja mes Zotos dhe Arben Ahmetajt  dhe shërbimet luksoze që iu afruan atij në disa udhëtime bashkëshortore.

Nga shkëmbimi i e-maileve më herët u zbulua rezervimi në Ambasador Suit për shtetasin Mirel Mërtiri, por që në fakt i ftuar kishte qenë ish-ministri Arben Ahmetaj. Për këtë rezervim, në një nga hotelet më të mira të Milanos, Zoto ka paguar për Ahmetajn 1600 euro për 2 netë qëndrimi.

Rezervimi tjetër del në dritë nga një e-mail ku Zoto shfaqet duke paguar gjatë vitit 2016 në Mandarine Oriental Hotel, sërish në Milano, por kësaj here për gruan e Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha, si dhe rezervime të tjera si në Vjenë pranë Hotel Sans Souci Vienna, ku Zoto ka paguar vetëm për dy netë rreth 1180 euro.

ME TE LEXUARAT