Afganët largohen nga Qyteti Studenti
Lajmifundit
/
1 September 2021, 19:37
Aktualitet

Autoritetet shqiptare kane vendosur qe 300 qytetarë afganë që u strehuan përkohësisht në Qytet Studenti javen e kaluar, të largohen nga konviktet drejt nje vendstrehimi tjeter.
Sipas burimeve mesohet se ata janë zhvendosur në Lezhë, ku do të akomodohen në strukturat hoteliere atje.
Shtetasit afgane kanë plotësuar dokumentet për mbrojtjen e përkohshme dhe më pas janë nisur drejt qytetit të Lezhës.
Në vendin tonë kanë mbërritur rreth 600 afganë ndërkohë, dy javë më parë, Shqipëria ra dakord të strehonte të paktën 4,000 refugjatë nga Afganistani, citon vizionplus.


