Administrata sot pushim, Braçe i acaruar: Ta dinte Nënë Tereza, nuk do ngjitej lart si e shenjtë

Aktualitet

Administrata sot pushim, Braçe i acaruar: Ta dinte Nënë Tereza,

Më 5 shtator është Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës dhe sipas rregullit, duke qenë se data 5 ishte e dielë, 6 shtatori kalon në ditë pushimi. Prandaj sot administrata shtetërore pushon. Por kjo e ka acaruar Erion Braçen, i cili përmes një postimi në Facebook, ironizon situatën.


“Ta dinte NENE TEREZA qe shenjterimi i saj, do ishte DITE PUSHIMI PER SHTETIN e qe sherbyesit publik te ZYRAVE do shelleheshin ne Palase tek NAZURI, ne Jale tek CMENDURIA,

ne Hamalle tek DALLGA, ne gjirin e Lalezit tek 7 FSHTRAT E LURES apo ne sarajet e cdo oligarku, do vijonte te sherbente kudo per njerezit e zakonshem e nuk do ngjitej lart si SHENJT!

ME KEMBE NE TOKE! #Miremengjes e pune te mbare te gjithe atyre qe punojne sot,

nga pastruesit e deri tek infermiere e mjeke ne qendrat shendetesore e spitale!”, shkruan Braçe

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion