Açka mesazh ngushëllimi për 22-vjeçaren që vdiq në aksident: Faleminderit për ditët në fushatë

Aktualitet

Açka mesazh ngushëllimi për 22-vjeçaren që vdiq

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Flutura Açka, ka shkruar një rrjetet sociale një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të 22-vjeçares Aurora Basha një ditë më parë në aksidentin e ndodhur në Lushnje.

Açka e falenderon atë për ditët e bukura dhe të vrullshme që ndau me ta në fushatë ndërsa shton se fytyra e saj e paqtë do i mungojë auditorëve të universitetit edhe atyre që e njohën.

“Pushofsh në paqe Aurora Basha, faleminderit për ditët e bukura e të vrullshme që ndave me në në fushatë. Fytyra jote e paqtë dhe rinia jote e këputur do t’i mungojë auditorëve të universitetit, edhe neve që të njohëm e të deshëm.

Në emër të të gjithë shtabit elektoral, i përcjellim ngushëllime familjes. Qoftë hera e fundit që rrugët shqiptare përgjaken kësisoj”, shkruan Açka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion