Abuzoi me vajzën 8-vjeçare, në pranga 56-vjeçari nga Saranda

Kozma Dhimitër Papën nga fshati Dhrovjan i Sarandës, është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet për përdhunim dhe vepra të turpshme me të mitur.
Sipas prokurorisë së posaçme për krimet ndaj të miturve të Athinës , ka qenë një denoncim prej nënës së viktimës e cila është shtetase shqiptare që çoi në zbardhjen e akteve që autori kryente me të miturën me iniciale K.E e datëlindjes 2008.
Prej verifikimeve rezultoi se autori hynte në banesën e viktimës duke shfrytëzuar lidhjen personale me të ëmën e saj.
Çdo gjë nisi kur e mitura ishte në moshën 8 vjeçare. Në atë periudhë Papa nisi të abuzojë me të miturën, madje gjatë kësaj periudhe nisën edhe aktet seksuale mbi trupin e saj.
Madje, herën e fundit që ata patën një kontakt, ajo ishte detyruar t’i dërgojë autorit edhe një foto intime të saj. Ajo tha se kishte frikë ta denonconte pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë së saj.
Ka qenë nëna e vajzës që zbuloi rastësisht fotot e vajzës së saj në telefonin e autorit dhe pasi verifikoi vërtetësinë e fakteve, e denoncoi atë në polici.
Menjëherë ai u arrestua dhe pritet të përballet me vepra të dënueshme të parashikuara në 7 nene të kodit penal për krimet ndaj të miturve nën 14 vjeç. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së hënës.