A janë më të rrezikuar fëmijët nga Delta? Rakacolli zbulon numrin e vogëlushëve të shtruarve në spital

Aktualitet

A janë më të rrezikuar fëmijët nga Delta? Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoll,  gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Komitetit të Eksoertëve u pyet në lidhje me rezikshmërinë që Delta shfaq ndaj fëmijëve.

Rakacolli u përgjigj se edhe pse ka një shtim të rasteve pozitive te fëmijët, është vënë re një gjendje klinike më e lehtë se gjatë periudhës së dimrit të kaluar, ku u shënua dhe një humbje jete.

Zv. Ministrja thekson se aktualisht po marrin trajtim të specializua në spital 8 fëmijë, por asnjë nuk ka shfaqur forma të rënda të sëmundjes.

Rakacolli: E vërtetë që ka një shtim të numrit të rasteve të fëmijëve, por fatmirësisht ata nuk janë rëndë. Aktualisht janë 8 fëmijë që po marrin shërbim spitalor të specializuar.

Fëmijët e shtruar këto kohë kanë një klinikë më të lehtë se sa kanë pasur dimrin e kaluar, ku kemi patur dhe një humbje jete.

Nuk vihen re komplikacione te fëmijët siç kanë pasur më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion