56-vjeçari ngacmon seksualisht të renë te liqeni artifical, shpallet në kërkim

Aktualitet

56-vjeçari ngacmon seksualisht të renë te liqeni artifical,

Një 56-vjeçar me inicialet R.K., banues në Tiranë, është shpallur në kërkim nga policia. 56-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 34-vjeçare dhe gjithashtu e ka kërcënuar atë me mjet prerës.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Liqenit Artificial, pranë një shkolle private.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare.”- njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion