500 mijë euro fitime nësë do shitej/ U arrestuan me 5 kg dr'ogë, burg për Mirand Herrin dhe Luftim Hoxhën

Aktualitet

500 mijë euro fitime nësë do shitej/ U arrestuan me 5 kg
U arrestuan gjatë operacionit policor ‘Drejtimi’ me 5 kg kokainë dhe heroinë, gjykata e Tiranës lë në burg Mirand Herrin dhe Luftim Hoxhën.

Ata kanë pretenduar në gjykate se sasinë e drogës e kishin për përdorim personal. Antidroga e policisë së Tiranës përdori metoda speciale të hetimit.


Mirand Herri dhe Luftim Hoxha u mbajtën prej ditësh nën vëzhgim. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 5 kg drogë, konkretisht 3 kg kokainë dhe 2 heroinë.

Nëse sasia e drogës do të hidhej në treg dhe do të shitej në doza, vlera e saj përllogaritet në mbi 500 mijë euro.

Kjo është një nga sasitë më të mëdha të drograve të forta që është sekuestruar nga policia e kryeqytetit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion