5 milionë euro për “kokën” e Gilmando Danit, dalin detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Rinas

Aktualitet

5 milionë euro për “kokën” e Gilmando Danit, dalin

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Rinas, ku më 11 nëntor, u qëlluan me breshëri armësh ndaj makinës ku udhëtonte Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Si pasojë e plagëve, humbi jetë në vendngjarje, Gilmando Dani, ndërsa ndërroi jetë në spital pas disa ditësh edhe Shaljani.

Edhe pse kanë kaluar dy javë nga krimi i rëndë, ende ngjarja e rëndë nuk është zbardhur dhe asnjë nga autorët nuk është arrestuar.

Sipas burimeve të A2 nga grupi hetimor, këta të fundit kanë zbuluar se për vrasjen e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiliano Shullazit është paguar plot 5 milionë euro dhe se grupi që ka marrë përsipër atentatin, veprojnë si vrasës me pagesë.

Ka dyshime se vrasësit me pagesë janë rekrutuar nga një person tjetër, i cili ka bërë lidhjen me porositësit.

Ndërsa ende vijojnë hetimet, për ngjarjen e rëndë, e cila rrezikoi edhe disa jetë të pafajshme.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion