5 mijë euro për të liruar trafikantin, burg për kreun e Dhomës së Avokatisë në Korçë

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kryetarin e Dhomës së Avokatisë në Korçë Arben Lena, i cili u arrestua dy ditë më parë.
Gjatë seancës ndaj tij Lena ka mohuar akuzat. Ai akuzohet për veprën penale të korrupsionit. Sipas akt akuzës Arben Lena ka tentuar të korruptojë me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozicin, i arrestuar për trafikim emigrantësh.
Urdhri për ndalimin e Arben Lenës erdhi pas hetimeve disa mujore të Prokurorisë së Posaçme, për një skemë korrupsioni për tentativën për të liruar nga qelia një shtetas të arrestuar për trafik të emigrantëve.
Avokati dhe kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçës dyshohet se është përfshirë në këtë skemë, ndërsa në celularin e tij janë gjetur dhe komunikime me personat e arrestuar më parë nga Policia e Shtetit.