29-vjeçarja largohet nga banesa, e ëma alarmon policinë

Aktualitet

29-vjeçarja largohet nga banesa, e ëma alarmon policinë

Një 29-vjeçare ka shkëputur kontaktet me familjen e saj në Tiranë. Policia bën me dije se ka qenë nëna e saj ajo që ka denoncuar largimin e vajzës.

53-vjeçarja ka deklaruar në polici se vajza e saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Sakaq policia po punon për gjetjen e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja N. T., 53 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja I. Sh. (T)., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, bën me dije policia.

ME TE LEXUARAT