19-vjeçari i shkakton 3 milion euro dëm shtetit! Zbulohet “skema” mashtruese në Durrës

Aktualitet

19-vjeçari i shkakton 3 milion euro dëm shtetit! Zbulohet

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim për “krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

I riu arrestohet në kuadër të operacionit “Skema” që ka nisur 6 muaj më parë e përmes të cilit është zbuluar mashtrimi kolosal i kryer nga 7 persona.

“Ata deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore.

Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik. 

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia.

 

ME TE LEXUARAT