“180 mijë dosje stok”/ Hoxha: Drejtësia në kolaps, shqiptarët ngrohen në diell

Aktualitet

“180 mijë dosje stok”/ Hoxha: Drejtësia në kolaps,

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme, se drejtësia në vendin tonë është në kolaps. Sipas tij reforma në drejtësi ka dështuar, ndërkohë që stoku i dosjeve ka shkuar në 180 mijë.

Hoxha thotë se SPAK heton vetëm 0,3% të dosjeve, ndërsa shton se pjesa tjetër e shqiptarëve ‘ngrohen në diell’.

“Reforma në Drejtësi ka dështuar. Ne e kemi dëmtuar në mënyrë të pariparueshme sistemin tonë të drejtësisë. E kemi çuar stokun 180 mijë dosje, e kemi në kolaps sistemin. Merremi vetëm me SPAK-un, kemi vendosur 20 kamera te dera e SPAK-ut dhe shohim kush hyn e kush del. SPAK-u sot heton 0,3% të dosjeve. Pjesa tjetër e shqiptarëve ngrohen në diell. Imagjino, gjyqi për shpifje i Ramës me Bashën deshi 7 vite kohë, kjo është reforma. Këtë nuk ia thonë asnjë ndërkombëtari, asnjë ambasadori. Në këtë vend nuk ka më drejtësi”, u shpreh Hoxha në ”Off the Record” në A2 CNN.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion