17 vite nga vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, djali i tij mesazh prekës: Sa herë shikoj qiellin, të shoh…

Aktualitet

17 vite nga vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, djali i tij mesazh prekës: Sa

Janë mbushur 17 vite nga vrasja e ish-deputetit të Fierit, Fatmir Xhindi, një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik në atë kohë dhe mbetet ende në kujtesën e qytetarëve.

Në këtë përvjetor, djali i tij, Albano Xhindi, e ka kujtuar të atin përmes një mesazhi emocionues në rrjetet sociale.

“17 vite pa ty babo! Sa shumë mall! I gëdhendur në përjetësi! Sa herë shikoj qiellin, të shoh duke më shikuar!”, shkruan ai, duke prekur ndjekësit me fjalët e tij.

Fatmir Xhindi u vra në vitin 2009 pranë banesës së tij në Roskovec, në një atentat me armë zjarri. Ngjarja shkaktoi reagime të forta në politikën shqiptare dhe vuri në lëvizje strukturat e rendit dhe drejtësisë për zbardhjen e saj.

Për vite me radhë, rasti i vrasjes së tij ka qenë pjesë e hetimeve dhe diskutimeve publike, duke u konsideruar si një nga krimet më të bujshme të asaj periudhe.

Edhe sot, pas 17 vitesh, kujtimi i ish-deputetit fierak mbetet i gjallë për familjen, miqtë dhe të njohurit e tij, ndërsa mesazhi i të birit rikthen dhimbjen dhe mungesën që vijon të ndihet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion