12-vjeçarja dyshohet se u abuzua seksualisht nga njerku i saj, nëna mbron partnerin: Janë gënjeshtra…

Aktualitet

12-vjeçarja dyshohet se u abuzua seksualisht nga njerku i saj, nëna

Nëna e 12-vjeçares që dyshohet se u abuzua seksualisht nga Kelmend Krusa në Gjirokastër, ka reaguar për herë të parë mbi ngjarjen.

Në një reagim për Top News, ajo mohon se partneri i saj e ka ngacmuar apo abuzuar të bijën, duke i dalë në mbrojtje Krusës. Ajo shton se me të nuk ka patur asnjëherë probleme dhe se nuk kishte dijeni për denoncimin që ka bërë e bija.

“Unë jetoja me Kelmendin, nuk kemi patur probleme asnjëherë. Policia ka ardhur na ka kontrolluar shtëpinë dhe pastaj na ka shoqëruar. Unë nuk kam bërë denoncim sepse ai nuk i ka bërë asgjë vajzës. Janë të gjitha gënjeshtra. Nuk kam as dyshime mbi këtë gjë. Denoncimin e ka bërë vajza për ngacmim seksual, jo për përdhunim.”- tha ajo.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion