“11 maji”/ Blushi dhe Haxhinasto takim në selinë e PD-së
Lajmifundit
/
24 Shkurt 2025, 13:31
Aktualitet

Dy zyrtarët e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Edmond Haxhinasto, kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.
Blushi dhe Haxhinasto pritet të takojnë kryedemokratin Sali Berisha. Palët do të diskutojnë në selinë blu për emrat e kandidatëve për deputetë në koalicionin me PD-në.
PD është në negociata edhe me parti të vogla për koalicionin parazgjedhor.


