“100 vjetori i urdhërit të Skënderbeut”, Rama dekoron me medaljen e Heroit Kombëtar, Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun

Aktualitet

“100 vjetori i urdhërit të Skënderbeut”, Rama dekoron

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e sotme në aktivitetin për 100 vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, një mbrëmje solemne që nderon vlerat tona kombëtare e vlerëson njerëzit që frymëzojnë të tashmen dhe të ardhmen europiane.

Gjatë fjalës së tij Rama vlerësoi figurën e heroit kombëtar si gur themeli të shtetformimit shqiptar dhe simbol të meritokracisë që ka mbijetuar çdo kohë.

Ndërkohë gjatë ceremonisë Edi Rama dekoroi me urdhrin e lartë të ‘Skënderbeut’, Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku.

“Medaljet mbajnë emrin e Skënderbeut, pasi ishte burri që zgjodhi rrugën e drejtë në një epokë shumë të vështirë, pagëzori i përkatësisë tonë evropiane. Sot emri i heroit tonë na mbledh sërish këtu, 100 vjet pas Urdhrit të Skënderbeut. Jemi këtu për të nderuar Urdhrin e Skënderbeut, për të nderuar ata njerëz, që vërtetë kanë merita për përparimin e kombit. Urdhri i Skënderbeut u themelua më 1925 dhe ky urdhër ishte masë graniti, që u hodh në themelet e Shqipërisë së asaj kohe, ku nderimi e bën meritën të përjetshme. Urdhri i Skënderbeu i mbijetoi kohërave të shumta të vështira, që nga mbretëria, tek diktatura e deri tek pluralizmi tepër problematik. Në pluralizëm, edhe të vdekurit morën dekorata, që ishin zhveshur nga çdo kuptim. Kështu, medaljet humbën rëndësinë e tyre. Ne ndërmorëm një reformë të thellë për medaljet, për të vendosur Republikën në kontakt me simotrat e saj evropiane dhe duke u mbështetur në praktikat e Europës. Sot, Urdhri i Skenderbeut nderohet aq sa e meriton. Sot dy medalje do të marrin Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku. Republika u shpreh mirënjohje të ndjerëve. Medalja tregon se respekti fitohet me kontribut dhe përgjegjësi ndaj kombit dhe jo mbi bazë të pasurisë. Urdhri i Skënderbeut rilind sot, me dinjitetin e rifituar”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion