“1 mln euro shpenzime”/ Veliaj në gjykatë: Grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni se keni kapur

Aktualitet

“1 mln euro shpenzime”/ Veliaj në gjykatë: Grepi më i

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion u mbyll sot shqyrtimi paraprak i çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Kjo seancë e sotme me dyer të mbyllura nuk kaloi pa debate, ndërsa siç raporton gazetarja e Top Chanenl Anila Hoxha, mësohet se Veliaj ka deklaruar:

“Një vit burg, dy vite e gjysmë hetime, i ka kushtuar shtetit shqiptar me rroga prokurori, hetues, gjyqtar, logjistikë, roje, transport, administratë, ekspertë, mbi 1 milion euro.

Sot është bërë grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni që keni kapur”.

Gjyqtarja Etleva Deda u tërhoq për vendimmarrje, nëse kalon për gjykim apo jo, ndërsa seanca e radhës do të jetë më 9 shkurt./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion