Lëkundjet u ndjen dhe në Shqipëri, dalin pamjet nga tërmeti i fortë që goditi Malin e Zi

Aktualitet

Lëkundjet u ndjen dhe në Shqipëri, dalin pamjet nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka zgjuar qytetarët e Malit të Zi pak pas orës 4. Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji raporton epiqendra e tërmetit ishte 30 kilometra larg qytetit të Nikshiçit, i dyti në vend për nga numri i banorëve.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në thellësinë 14 kilometra – thuhet në njoftimin e Departamentit të Sizmologjisë.

Autoritetet malazeze raportojnë se si pasojë e lëkundjeve nuk ka pasur dëme të mëdha. Pas lëkundjeve fillestare, qendra sizmiologjike e Malit të Zi raporton edhe për 30 pas lëkundje të tjer.

Qytetarët në rrjetet sociale raportojnë se tërmeti është ndjerë edhe në bregdet. Tërmeti është ndjerë dhe në vendet fqinje, Shqipëri, Kosovë, Serbi, dhe Bosnjë.

Në Shqipëri, lëkundjet më të mëdha janë ndjerë në Shkodër, Lezhë, por edhe në Tiranë.

ME TE LEXUARAT