U hodh nga ura e Klosit, publikohet emri i vik'timës, njoftoi bashkëshorten para vendimit ekstrem

Aktualitet

U hodh nga ura e Klosit, publikohet emri i vik'timës, njoftoi
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Klos, pasi dyshohet se është hedhur nga Ura e Vashës, në rrethana ende të paqarta.

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë banues në Zall-Bastar të Tiranës. Dritan Lila, rreth 35 vjeç, nga Zall-Bastari, është personi që humbi jetën pasi u hodh nga Ura e Vashës.


Lila ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Mësohet se, pak para ngjarjes, ai i kishte dërguar një mesazh bashkëshortes së tij, duke i njoftuar për qëllimin për t’u hedhur nga ura.

Bashkëshortja ka njoftuar menjëherë Policinë dhe familjarët, ndërsa kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari punonte prej kohësh në zonën e Rrugës së Arbrit.


Trupi i Dritan Lilës u nxor nga ujërat mbrëmjen e djeshme, pas operacionit të kërkim-shpëtimit.
Autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion