Atentat me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person!
Lajmifundit
/
17 Prill 2025, 22:09
Aktualitet

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë, ku raportohet se një person ka mbetur i plagosur.
Raportohet se personi i plagosur është ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës. Dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër.
Aktualisht, i plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.


