Drogë dhe shkelje e rregullave në punë, arrestohen dy persona në Vlorë, procedohet një tjetër
Lajmifundit
/
31 Maj 2023, 16:44
Aktualitet

Një 49 vjeçar është arrestuar në Vlorë për drogë. 49 vjeçarit iu gjet një sasi e dyshuar lëndë narkotike në banesën e tij. Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim është ndaluar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Ndërkaq, ka nisur procedimi edhe për një 74 vjeçar, banues në Sarandë pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, u rrëzua aksidentalisht në hotelin e tij një 62 vjeçar. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka ndërruar jetë.


