“Rrjedh” deputeti shqiptar: U bëj thirrje femrave që punojnë në shtet, nga sot të ngrenë këmbët…

Politikë

Deputeti i PD, Myslim Murrizi vazhdon të komentojë një foto të publikuar dje në rrjetet sociale se si një punonjëse e policisë së shtetit rehatohet duke vënë këmbët mbi tryezën e punës.

Murrizi sëaron rrethanat e publikimit të kësaj fotoje dhe më pas bën një thirrje të çuditshme për të gjitha femrat që punojnë në shtet.

“Per te gjithe ATA qe u habiten shume per foton e postuar ne fb tim rreth nje denoncimi te ardhur nga nje qytetare. Se pari foto ishte hedhur nga vete vajzat ne foto.

Se dyti eshte shume i rendesishem denoncimi i qytetarit qe sorollatet nga punonjesit e administrates, sesa foto. Dhe se treti nuk e kam ditur qe kjo qenka MODE qe fillon nga i pari i ketyre. Nga sot i bej thirrje te gjithe punonjeseve te shtetit qe ti ngrene KEMBET sa te duan e ku te duan”, shkruan Murrizi.

ME TE LEXUARAT