Pakoja me 200 gramë tritol në derë të shtëpisë, fatmirësisht nuk shpërtheu
Lajmifundit
/
24 Janar 2017, 15:56
Aktualitet
Kjo pako me rreth 200 gram tritol është gjetur mëngjesin e e sotëm në katin e 5 të një pallati në lagjen “Partizani” të qytetit të Burrel.
Policia arriti në vendin e ngjarjes menjëherë pasi mori telefonatën për një pako të dyshimtë dhe konstatoi lëndën plasëse të vendosur në zgarën e hekurt që ndan shkallën në afërsi të derës së banesës së shtetasit A.C, 56 vjeç.
Lënda plasëse nuk kishte shpërthyer, ndërsa grupi hetimor ka bërë menjëherë çaktivizimin e pakos me tritol me peshë rreth 200 gram.