16 protestuesit e arrestuar, nesër para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë
Lajmifundit
/
15 October 2026, 18:06
Aktualitet

16 protestuesit e arrestuar pas protestës së 13 tetorit në Tiranë do të dalin nesër para gjykatës penale te kryeqytetit, ku do të njihen me verifikimin e masës së sigurisë.
Ata dyshohen për kryerjen e disa veprave penale, konkretisht “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”,
“Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”,
“Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


