13 ditë protestë studentore/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Aktualitet

13 ditë protestë studentore/ Protestuesit nisin marshimin drejt

Protestuesit janë rikthyer përpara Ministrisë së Arsimit në ditën e 13-të të protestës.

Pas disa gurëve të parë të hedhur drejt institucionit dhe pllakave të shkulura, ata kanë nisur marshimin.

 Policia është në gatishmëri, bashkë me autobotët, por deri tnai s’ka përdorim të ujit apo gazit lotsjellës.

Thirrjet e protestuesve kanë vijuar për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si dhe u kanë kërkuar policëve që ta arrestojnë.

Dy protestuese u kanë kërkuar ‘llogari’ disa efektivëve për “dhunën në këmbim të 2500 eurove”, shumë kjo e premtuar nga kryeministri Rama si shpërblim për punën e policisë gjatë këtyre ditëve.

 Protesta e një dite më parë, e cila përshkallëzoi në akte të dhunshme e lëndime të protestuesve dhe efektivëve, ekspozoi Partinë Demokratike si një prej organizatoreve të sulmeve të dhunshme.

Ndonëse militantët e PD u braktisën në ‘protestën’ e tyre te kryeministria në orën 12:00, ata ‘u kujdesën’ që të orkestronin sulme të shumta me molotovë e gurë ndaj policisë. Ishin pamjet me dron ato që treguan protestuesit e maskuar duke hyrë e dalë nga selia blu, pas ‘furnizimit’ me molotovë.

Në krye të sulmeve u panë Belind Këlliçi, Bledion Nallbati e Arkimed Lushaj (Stresi), ndërsa vetë Sali Berisha nuk mori pjesë në protestë.

VIDEO

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion