Panik në Maltë, sulm kibernetik ndaj bankë më të madhe në vend
Sulmet kibernetike sa vijnë dhe shtohen dhe institucionet publike dhe pivate duken të pafuqishëm në përballjen kuëndër tyre.

Viktima e radhës ishte banka më e madhe e Maltës ”Bank of Valletta” është bërë objekt i një sulmi kibernetik, hakerat janë përpjekur të përvetësojnë rreth 13 milionë euro, njoftoi kryeministri, Joseph Muscat.
Institucioni, ku qeveria është aksioneri më i madh, bllokoi kodet e sigurisë së sistemeve duke mbyllur degët dhe bankomatët dhe ndërpreu transaksionet bankare nga smartfonët dhe në internet si dhe në email-et e brendshme. Ëeb-i në internet doli gjithashtu jashtë shërbimet.
Banka njoftoi se llogaritë e klientëve nuk janë rrezikuar apo prekur në asnjë mënyrë dhe shërbimet do t’i kthehen normalitetit sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Atsh.
”Hakerët janë përpjekur të transferojnë fonde në disa banka në Republikën Çeke, në Hong Kong në Britaninë e Madhe dhe SHBA”, sqaroi Muscat në Parlament.