Lidhemi me një të tashme më të mirë - përmes rrjetit Telekom Albania

Teknologji
              

            

"A po e bën teknologjia jetën tonë më të mirë?"

Jeta sociale ka ndryshuar shumë ndër dekada e shekuj. Por, ndryshimin më të shpejtë në stilin e saj e ka pësuar gjatë shekullit të XXI, me masivizimin e internetit dhe teknologjisë në jetën e përditshme. Megjithatë, lehtësimet që ka sjellë përdorimi i teknologjisë, kanë ardhur edhe me sfida apo dilema që na kanë bërë të reflektojmë: A ishte ky zhvillimi drejt të cilit duhet të shkojmë?! Kjo dilemë vjen pasi ekspozimi ndaj ekraneve dhe varësia ndaj prezencës tonë në rrjet, sa vjen e rritet duke shkaktuar alienizimin e njerëzve nga jeta reale, fizike.

Në ditët e sotme e kemi të vështirë të imagjinojmë një ditë pa akses në rrjet. Nëse brezi i të lindurve deri në vitet ’90 mund të risjellë në kujtesë ditët e largëta dhe të “errëta” pa teknologji, të lindurit pas viteve ’90, e marrin të mirëqenë se përdorimi i teknologjisë shkon së bashku me nevojat bazike të jetës.

Por, a duhet të fajësojmë teknologjinë dhe internetin në vetvete si shkaktarë të humbjes së interesit ndaj jetës reale?!

Nuk duhet të harrojmë se përmes internetit dhe teknologjisë, njerëzimi ka arritur gjëra të paimagjinueshme më parë. Potenciali i tij është i pafundëm. Sot arrijmë të komunikojmë me zë ose figurë me njerëzit tanë pavarësisht nëse janë në lagjen tjetër apo në kontinentin tjetër. Të tjerë arrijnë të marrin aftësi nga më të ndryshmet, si për shembull të pikturojnë, të mësojnë një gjuhë të huaj, të mësojnë një vegël muzikore apo edhe të marrin një profesion, vetëm përmes ekranit të tyre. Çdo e panjohur që kemi, mbetet e tillë deri në momentin që kërkojmë online. Informacioni është më i aksesueshëm se kurrë, për gjithçka që mund të imagjinojmë apo të mos e imagjinojmë dot. Shumë njerëz punojnë dhe fitojnë para përmes internetit, pa u takuar kurrë me punëdhënësit që mund të jenë në vende të ndryshme të botës. Mund të vizitojmë muze me rëndësi botërore, nga shtëpia. Të shohim shfaqje që do ëndërronim t’i shihnim apo të kontribuojmë për kauza të mëdha, pa qenë nevoja të jemi prezentë fizikisht. Të gjitha këto e shumë më tepër janë mundësi të cilat njerëzimi po i shfrytëzon për të përmirësuar jetën. Tani le t’i rikthehemi edhe një herë pyetjes më lart, a është e drejtë që të fajësojmë internetin në vetvete për atë që ofron, apo mos duhet të reflektojmë më shumë për qasjen tonë ndaj mënyrës si e përdorim atë?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kompania e telekomunikacionit, Telekom Albania, ofron një këndvështrim për këtë dilemë, duke u bërë thirrje të gjithëve që ta kthejnë fuqinë e rrjetit dhe të teknologjisë në avantazhin e tyre. Ajo që na dëmton është mënyra si e përdorim kohën tonë në rrjet, jo vetë interneti. Këto sfida, duhen kthyer në mundësi dhe të hapemi ndaj asaj që na ofron të qenit në rrjet po aq sa duhet të jemi të hapur ndaj botës. Këto të dyja nuk janë të ndara. Interneti është mjeti që na ndihmon ta njohim botën në shumë dimensione dhe këtë na e ofron e tashmja. Pikërisht këtë synon të përcjellë mesazhi i fushatës së fundit “lidhemi me një të tashme më të mirë”.

Ne mund të bëjmë më mirë! Me këtë besim, Telekom Albania i fton të gjithë në entuziazmin e një të tashmeje plot mundësi dhe e një të ardhmeje të cilën e kemi aktualisht në duart tona. Për më shumë frymëzim, ju ftojmë të shihni videon dhe faqen web: VIDEO  


WEB

ME TE LEXUARAT