Keni telefon ‘Android’? Ja si të ruani baterinë e tij
Lajmifundit
/
19 Shkurt 2019, 16:30
Teknologji
Telefonat “Android” janë shumë të përhapur në të gjithë botën. Numri i përdoruesve të këtij lloj telefoni shtohet dita ditës. Për ata të cilët e kanë një të tillë, problemi kryesor që ju shfaqet është konsumimi i shpejtë i baterisë. Për këtë ekzistojnë disa mënyra mjaft efikase që bëjnë baterinë e telefonit të rezistojë më gjatë:

- Mbani gjithmonë të hapur opsionin ‘saving mode’.
- Mbyllni ‘wiffi’, ‘bluetooth’ dhe ”GPS’ nëse nuk i përdorni ato.
- Sapo të mbaroni mbyllni aplikacionin që ishit duke përdorur.
- Vendosni telefonin tuaj ‘aeroplane mode’ nëse keni vendosur të mos e përdorni për pak kohë.
- Ulni ndriçimin e dritës së telefonit tuaj.
- Riformatojeni herë pas here telefonin në mënyrë që të pastrohet nga aplikacionet problematikë.
- Asnjëherë mos e përdorni ndërkohë që e keni vendosur telefonin në karikim.