Berisha: Rama të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes...

Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes, duke paralajmëruar se shqiptarët kanë edhe data zvarritje, në referencë të datës 20 Shkurt që shënon përvjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

“Kujto 20 Shkurtin dhe ik përpara. Edi Rama nuk ka më absolutisht asnjë hapësirë, asnjë shpresë. Policia i shurdhoi qytetarët dhe prandaj morën ato veprime për të çliruar veshët e tyre. Policia i provokoi qytetarët, e shikoi gjithë bota. Policia e çau vetë kordonin. Edi Rama të firmosë dorëheqjen, më mirë të mos ia lejë ditëve të tjera që do të jenë të neveritshme për të. Protestuesit i thanë Ramës se nuk ke të ardhme, dhe i bindur të jetë se ditët do t’i ketë të numëruara. Ik më mirë, se shqiptarët kanë edhe një ditë zvarritje në histori. E kanë edhe ditën e zvarritjes.”

Berisha tha se sheshet dhe rrugët janë plot. “Uroj që Edi Rama të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes. Të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes, shqiptarët kanë data të tjera.”

I pyetur nëse beson se kjo do të ndodhë, Berisha tha: “Jo absolutisht, unë i bëj thirrje për zgjidhje politike, por ai është një paranojak, i cili nuk mund të gjejë arsye në kokën e tij ndonjëherë, por shqiptarët do t’ia tregojnë. E patë sot, e bënë çika pushtetin e tij, ku është? Ku është?”

ME TE LEXUARAT