“WhatsApp” merr vendimin drastik ndaj përdoruesve

Teknologji

“WhatsApp”-i po u kufizon përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi në jo më shumë se 5 herë, e kjo bëhet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e informacioneve të rreme në këtë platformë.

Biznesi në zotërim të “Facebook”-ut e ka aplikuar këtë lloj politike në Indi 6 muaj më parë.

Lëvizja e tij pasoi vrasjet e bëra nga turma njerëzish të zemëruar, episode për të cilat u fajësua përhapja e informacioneve të pavërteta përmes këtij aplikacioni.

Deri më tani, përdoruesit e “WhatsApp”-it mund ta shpërndanin një mesazh 20 herë. Përditësimi i rregullave u njoftua gjatë një ngjarjeje të organizuar në Xhakarta të Indonezisë, raporton tch.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Firma thotë se vendimi i marrë ishte rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm, pas testimeve të bëra në këtë vend përgjatë gjysmës së vitit.

“Limiti i vendosur e redukton ndjeshëm dërgimin e mesazheve nëpër botë”, tha një zëdhënëse e saj.

Kjo, sipas zëdhënëses, do të ndihmojë që “WhatsApp”-i të fokusohet te mesazhet private me rrethin e ngushtë, e me kalimin e kohës do të shihen mënyra të tjera për të zgjidhur çështjen e trajtimit të përmbajtjes virale.

ME TE LEXUARAT