Smartphoni që paloset vetë, mësoni risitë dhe datën kur hidhet në treg

Teknologji

Duke filluar nga viti 2019, gjithsecili nga ne mund të ketë në xhep një smartfon që mund të paloset.

Nuk është më e pamundur, por një risi që do të vijë në treg nga Samsung dhe Huaëei, respektivisht kompania e parë dhe e dytë në sektorin e smartfonëve.

Smartfonët thuhet se do të jenë të palosshëm ashtu si vetë librat dhe të përshtatshëm për rrjetin 5G.

Një nga karakteristikat është ekrani i përkulshëm, çka do të mundësojë palosjen e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kinezët e “Huaëei” kanë në plan që në vitin 2019-n të lënë pas koreanët e “Samsung”.

Bashkë me ta edhe rivalët e LG, HTC e OnePlus do të sjellin pajisjet e reja, ndërsa Apple do të presë vitin 2020, për të hedhur në treg një iPhone 5G.

Risi do të ketë edhe për kamerat.

Huaëei do të zbulojë në fund të janarit, Honor Vieë 20 me fotokamera 48 megapixel në pjesën e pasme.

Ndërsa në muajin shkurt, në Mobile Ëorld Congress në Barcelonë, Samsung do të sjellë modelin e ri, S10.

Po kështu në muajin mars, Huaëei do të prezantojë modelin e ri P30, me 4 fotokamera dhe zoom optik me kapacitet 10-sh.

ME TE LEXUARAT