Refuzojnë Ramën, "jemi studentë, jo klientë, dialog pasi të plotësosh kërkesat"

Aktualitet

Pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama drejtuar stdudentëve protestues, këta të fundit janë shprehur se nuk pranojnë dialog.

"NUk ka asnjë dialog, ai nuk është kryeministri ynë. Dialog me të do ketë këtu në shesh vetëm pasi të plotësojë kërkesat tona dhe ne të jemi studentë, jo klientë.

Nuk ka dialog me klientët", janë shprehur të rinjtë në protestë tek Ministria e Arsimit.

Kjoë shtë dita e katërt e protestës së studentëve në lidhje me kushtet dhe tarifat e studimit në Universitete.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa prej te rinjve deklaruan se do te marrin me vete edhe prinderit ne protesten ku po kerkojne plotesimin e kerkesave te tyre per tarifa te reduktuara dhe kushte me te mira ne Universitete./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT