Google heq 22 aplikacione nga “Play Story”

Google kohët e fundit ka hequr 22 aplikacione nga dyqani i tij "Play Store".
Gjiganti i kërkimit hoqi aplikacionet pasi studiuesi i sigurisë, Sophos, gjeti se këto aplikacione po përdoren për mashtrime nga hakerat.
Lista përfshin disa nga aplikacionet popullore si Sparkle Flashlight, me më shumë se 1 milion shkarkime.
“Nga perspektiva e përdoruesit, këto aplikacione shpenzojnë baterinë e telefonit dhe mund të shkaktojnë mbingarkesa të të dhënave kur aplikacionet vazhdimisht funksionon dhe komunikon me serverët në sfond”, paralajmëroi raporti i Sophos.
“Për më tepër, pajisjet kontrollohen plotësisht nga serveri C2 dhe mund të instalojnë potencialisht ndonjë modul keqdashës pa udhëzimet e serverit “, theksohej tutje në raport.
Më poshtë mund të gjeni listën e 22 aplikacioneve.
- Sparkle FlashLight
- Snake Attack
- Math Solver
- Tak A trip
- Magnifeye
- Join Up
- Zombie Killer
- Space Rocket
- Neon Pong
- Just Flashlight
- Table Soccer
- Cliff Diver
- Box Stack
- Jelly Slice
- AK Blackjack
- Color Tiles
- Animal Match
- Roulette Mania
- HexaFall
- HexaBlocks
- ShapeSorter
- PairZap.