Super iPhone-at që ju kanë kushtuar sa qimet e kokës e kanë baterinë më të dobët se modelet e “vjetra”

Kliko per me shume info

Telefonat e mençur të viteve të fundit po bëhen më të sofistikuar vit pas viti. Duke filluar që nga ekranet, njohja e fytyrës dhe kamerat pothuajse profesionale të gjitha këto po u marrin “shpirtin” baterive të telefonave.

Pavarësisht përmirësimeve teknike, kompanitë nuk kanë sjellë përmirësime të performancën e baterive, ashtu siç do të prisnin shumica.

Kliko per me shume info

Ky përfundim u vërtetua nga një studim i ri, i kryer nga gazeta amerikane “The Washington Post”, e cila arriti në përfundim se bateria e modeleve të fundit të telefonave më të njohur nuk jepte rezultate më të mira se bateria e modeleve më të vjetra.

Studimi u krye në 13 telefona, duke përfshirë modelin e ri, iPhone XS dhe telefonin e Google-s, Pixel 3. Të gjithë telefonat kishin sasinë e njëjtë të dritës në ekran. Pastaj, telefonat u përdorën për shfletimin e faqeve të ndryshme deri në çastin kur bateria e tyre harxhohej plotësisht.

Çuditërisht, iPhone XS qëndroi më pak i ndezur sesa paraardhësi i tij, iPhone X, duke u fikur plot 21 minuta më herët se iPhone X. Nga ana tjetër, telefoni Pixel 3 u fik një orë e gjysmë më herët se telefoni Pixel 2.

I vetmi model i ri i telefonit që qëndroi më gjatë ndezur sesa modeli i vjetër ishte telefoni iPhone XR, i cili qëndroi ndezur tri orë më gjatë se iPhone X.

Rezultatet e eksperimentit:

iPhone XR – 12 orë e 25 minuta

Samsung Note 9 – 12 orë

iPhone 8 Plus – 10 orë e 10 minuta

Pixel 3 XL – 10 orë e 7 minuta

iPhone XS Max – 10 orë e 6 minuta

Pixel 2 – 9 orë e 57 minuta

iPhone 8 – 9 orë e 51 minuta

iPhone X – 9 orë e 30 minuta

Pixel 2 XL – 9 orë e 26 minuta

iPhone XS – 9 orë e 9 minuta

Samsung S9+ – 8 orë e 57 minuta

Pixel 3 – 8 orë e 28 minuta

Samsung S9 – 8 orë e 17 minuta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.