Arrestohet shefi ekzekutiv i kompanisë së makinave "Nissan"

Teknologji

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave Nissan, Carlos Ghosn, u arrestua të hënën për mashtrime financiare.

Ghosn, një figurë e lartë në industrinë e makinave, do të shkarkohet nga firma japoneze pas një takimi të bordit të enjten, tha shefi ekzekutiv i saj.

Ai u akuzua për fshehje të të ardhurave dhe për përdorimin personal të aseteve të kompanisë.

Nissan tha se nuk mund të japë më shumë detaje rreth shkeljeve.

Prokurorët japonezë nuk e komentuan ende arrestimin e Ghosnit. Nissan është prodhuesi i gjashtë më i madh i makinave në botë.

ME TE LEXUARAT